spot_img

E mitura në Prishtinë raporton se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë që i premtoi martesë

spot_img

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur që një periudhë të caktuar në Prishtinë tashmë kanë nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për B.K., i cili po hetohet nën dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, me të cilën ka krijuar lidhje dashurie që rreth 1 vjet.

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima, e moshës 16-vjeçare vendosi ta denoncojë të dyshuarin dhe të rrëfejë atë që kishte ndodhur. Në deklaratën e dhënë në Polici, vajza zbuloi detaje për raportin mes tyre dhe premtimin e të dyshuarit në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari që nga fillimi ka qenë në dijeni për moshën e viktimës, por me të njëjtën ka vazhduar lidhjen e dashurisë, duke i premtuar se do të martohet me të.

Por gjithçka mes tyre ndryshoi, pasi familja e vajzës e kuptoi për lidhjen e tyre dhe aty ndryshoi situata, pasi i dyshuari u zhduk dhe nuk u bë më i gjallë.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast së shpejti do të sigurohet prezenca e të dyshuarit për këtë rast.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img