spot_img

Vdekja e avokatit të Kadri Veselit, anulohen seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët, gjyqi rifillon më 15 janar 2024

spot_img

Me kërkesë së mbrojtjes së Kadri Veselit, Gjykata Speciale ka vendosur që seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët t’i shtyjë deri më 15 janar 2024, shkruan Gazeta Express

Njoftimin e ka bërë vetë Gjykata Speciale, duke treguar se kjo kërkesë ka ardhur pas vdekjes së avokatit Andrew Strong që ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës.

Si rezultat janë anuluar seancat e kësaj jave dhe gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

NGJARJE TË TJERA

spot_img