spot_img

Biserko: Perëndimi s’do ta tolerojë më Serbinë, s’e ka falur për Banjskën

spot_img

Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për Të Drejtat e Njeriut në Beograd thotë se Perëndimi do ta parandalojë çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës dhe se Serbia nuk do të tolerohet që ta kalojë vijën e kuqe.

Biserko tha se Perëndimi nuk a ka falur Serbinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Fakti që përforcimet e KFOR-it u dërguan menjëherë në Kosovë tregon se Perëndimi është gati për ta mbrojtur Kosovën dhe për ta parandaluar çdo ‘ekskursion’ nga Serbia. Megjithatë, kosovarët kanë frikë se mund të ketë më shumë surpriza nga Beogradi. Në rrethanat aktuale gjeostrategjike, siguria është bërë prioritet për Perëndimin dhe në këtë kuptim do të parandalohet çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës. Kjo është një vijë e kuqe dhe çdo përpjekje e Beogradit për të ndjekur aventura të reja nuk do të tolerohet. Banjska nuk u fal, por Serbisë nuk iu vendos asnjë sanksion”, tha ajo në një intervistë për mediumin malazias “Aktuelno.me”.

Sipas Biserkos, Perëndimi, veçanërisht SHBA-ja, pret që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas zgjedhjeve të sotme do ta realizojë atë që ka premtuar, “që është kryesisht zbatimi i planit gjermano-francez për normalizimi”.

“Inkursioni i para-njësive serbe në veri të Kosovës ishte një lloj alarmi për komunitetin ndërkombëtar perëndimor sepse u bë e qartë se Beogradi nuk kishte hequr dorë nga planet e tij për ndarjen e Kosovës. Meqenëse deri më tani nuk ka pasur raport zyrtar për atë ngjarje, përveç mohimit të Beogradit se ka marrë pjesë në të, reagimi i shpejtë i NATO-s, SHBA-së dhe BE-së tregon se nuk do të lejohet përshkallëzimi dhe destabilizimi i Ballkanit. Kjo e theu besimin te presidenti Vuçiq, por mesa duket ende po llogaritet në të, por në rrethana dukshëm të ndryshuara”, tha Biserko.

Por ajo thekson se “duhet pasur parasysh se Beogradi po i vonon të gjitha premtimet, duke pritur një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që brohorit qartë për Trumpin”.

“Beogradi pret që përveç Rusisë dhe më pas administratës së re amerikane, perspektivat për realizimin e një ‘bote serbe’ do të ishin mjaft realiste”, tha Biserko.

Për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve që po mbahen sot, Biserko tha se “ka analiza të shumta që tregojnë se SNS nuk do të marrë shumicën, por është ende partia dominuese”.

“Duke qenë se ka një potencial të madh koalicioni, ka gjasa që SNS ta formojë qeverinë e re. Megjithatë, koalicioni Serbia kundër dhunës po llogarit fitoren në Beograd dhe në disa qytete të tjera në Serbi (Sabac, Kragujevc), kështu që rezultatet janë të pasigurta. Nëse opozita fiton Beogradin, do të ishte fillimi i fundit të sundimit të SNS-së. Ndonëse pakënaqësia e qytetarëve është e madhe, e cila ka qenë veçanërisht e dukshme që nga muaji maj pas masakrës në shkollën fillore në Ribnikar në Beograd dhe në Mlladenovc. Megjithatë, Vuçiq me mjeshtëri e largoi vëmendjen nga çështjet ekzistenciale në çështjen e Kosovës, e cila ende ka një potencial shumë të lartë emocional. Fatkeqësisht, opozita ra në atë grackë, edhe pse kjo pyetje do t’i presë nëse fitojnë zgjedhjet. Pothuajse të gjithë u deklaruan kundër planit franko-gjerman për Kosovën”, tha ajo.

“Fatkeqësisht, Serbia ende nuk është larguar nga nacionalizmi, të cilin Vuçiq e përdori si atu kryesore edhe në këtë rast, me tezën për kërcënimin e serbëve në rajon. Duhet thënë se shoqëria është shkatërruar aq shumë sa ka humbur potencialin demokratik për ndryshime dhe reforma”, shtoi Biserko.

NGJARJE TË TJERA

spot_img