Një kontingjent i specializuar i FSK-së është dërguar në Shqipëri për të kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që është zhdukur në lumin Buna.
Kjo është bërë me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë.
“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një misionhumanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim,