Zjarrfikësve u janë ndarë pagesat e orëve shtesë të vitit 2022.
Kështu bëri të ditur për teve1.info, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamet Shkodra.
Ai tha se pagesat e orëve shtesë figurojnë në listën e pagave, të cilat do të dalin nesër.
Zjarrfikësit javë më parë kanë protestuar lidhur me shtesat, që sipas tyre Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushë jo vetëm për vitin 2022, por edhe atë 2023.
Protesta e tyre ka qenë si shenjë pakënaqësie me kushtet e punës si dhe me gjendjen në përgjithësi.