spot_img

Jasharaj: Kurti dhe Nagavci vazhdojnë me inate, testi PISA nuk kërkon definicione dhe mësim përmendësh

spot_img

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka komentuar rezultatet e dobëta të testit PISA të cilat edhe këtë vit e renditen Kosovën në fund të tabelës së shteteve pjesëmarrëse.

Jasharaj në një intervistë për Ballkani.info thotë se ka menduar që Kurti dhe Nagavci kanë mësuar nga koha e pandemisë dhe të përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë në arsim.

“Dola menjëherë me një apel pas shpalljes së rezultateve të testit PISA. Dhe për herë të parë e përgëzova zonjën Nagavci e cila para mediave ishte e matur dhe njërin prej faktorëve e përmendi kohën që kemi kaluar me pandeminë dhe me mësimin online. Unë kam menduar se z. Kurti dhe znj. Nagavci do të mësojnë nga mësimi online nga koha e pandemisë sepse na gjeti goxha të papërgatitur , mësimdhënësit nuk kishin laptop dhe projektor, shkollat nuk ishin të digjitalizuara. Pra të gjitha këto është dashur të iu japin mësim, e nuk iu dhanë fatkeqësisht. Z. Kurti dhe znj. Nagavci nuk kam si ta shpjegoj ndryshe vazhdojnë më inatin. Unë bëra apel që znj. Nagavci të na bashkoj në MASHT, Akademinë e Shkencave, Këshillin e prindërve, ekspertë e mirëfilltë, Fakultetin e Edukimit dhe të shohim një për një kushtet e punës nuk janë të mira t’i përmirësojmë, tekstet nuk janë të mira t’i përmirësojmë, korikuli nuk po korrespondon me kërkesat”, thotë ai.

Më tej Jasharaj thotë se testimi i PISA-s nuk kërkon definicione dhe mësim përmendesh, prandaj sipas tij kjo duhet të ndryshohet dhe të mos praktikohet mësimi në mënyrë mekanike.

Gjithashtu ai thotë që as librat me të cilat mësojnë nxënësit nuk janë shumë të mira si nga përmbajtja po ashtu edhe nga ana teknike.

“Jam i sigurt që nxënësit tanë janë shumë inteligjent, por mbase ajo që mësohet në shkollat tona nuk është kërkesë e testit PISA. Kam frikën se në mungesë të kushteve kolegët e mi dhe nxënësit mësojnë ende atë mësimin mekanik përmendësh dhe testi PISA nuk kërkon përmendësh, kërkon që nxënësi të aplikojë dijen që e ka marrë dhe të jetë edhe gjykues i ngjarjeve. Dhe kjo bëhet me një shkollë të shekullit 21. Nxënësit bashkë me arsimtarin duhet që të hulumtojnë edhe më shumë dhe jo vetëm ato që ofrohen në libër sepse ato janë të pa mjaftueshme. Sidomos tekstet që i kemi ne shkollore sepse vetë ekspertët kanë thënë që nuk janë tekste të mira, pra janë tekste goxha të dobëta edhe nga përmbajtja edhe nga ana teknike e punës”, thotë Jasharaj për Ballkani.info.

Kosova është renditur ndër të fundit në tri testet e programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, PISA.

Ajo e ka zënë vendin e 74-të në matematikë dhe vendin e 76-të në lexim.

Në të dyja fushat, Kosova ka pësuar rënie në performancë me 11 pikë më pak, në krahasim me testet e vitit 2018.

Në shkencë, Kosova është renditur e 77-ta, me tetë pikë rënie.

NGJARJE TË TJERA

spot_img