Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në Hungari.
Burime të Indeksonline pohojnë se në këtë aksident janë përfshirë dy të rinj nga Kosova.
Burimet fillestare pohojnë se, si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni, kanë ndërruar jetë.
Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës.
Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi vetura e viktimave është përplasur me një kamion.