Më 7 janar u ekzekutua Gëzim Sinomati djali i Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’, ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili u arrestua në vitin 2000 ku gjatë tentativës për të vrarë Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën.
Për vrasjen e 22-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë janë zbardhur detaje të reja. I riu është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, teksa autorët që dyshohet se kanë qenë më shumë se një, janë organizuar në detaje që pas ekzekutimit të fshehin çdo gjurmë të krimit.
Në momentin kur u ekzekutua Gëzim Sinomati, në ballkonin e banesës së tij, teksa pinte cigare, në lagje nuk ka pasur energji elektrike dhe vendi ka qenë në errësirë. Sinomati ishte në katin e tretë të banesës së tij, ku u qëllua me snajper. Policia ka shoqëruar 10 persona që dyshohet se janë përfshirë në atentatin mafioz.
Pas vetëm pak minuta më vonë, në lagjen 24 Maji u gjet një BMW e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët për krimin.