spot_img

I arrestuar nga Serbia, ish-ushtarit të UÇK-së i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaj

spot_img

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në Merdar, i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes, Xhevdet Smakiqi teksa shtoi se do të ushtrohet e drejta për ankesë.

“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kurshumlia e kanë dërgu. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtru ankesë”, ka deklaruar avokati derisa shtoi se ai po dyshohet për krime lufte.

Hasan Dakaj nga Prizreni është arrestuar të premten e 5 janarit, nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdare.

Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si 19 vjeçar në vitin 1999.

NGJARJE TË TJERA

spot_img