spot_img

Tmerr në Selanik, partneri grek vret 41-vjeçaren shqiptare shtatzënë – e fsheh trupin

spot_img

Një 41-vjeçare shqiptare me banim në Selanik, që ishte shpallur e zhdukur, është gjetur e pajetë nga autoritetet greke. Trupi i viktimës është gjetur brenda një sënduku në një zonë pyjore të Halkidiki-s, midis Triglia dhe Galatista. 

Mediat greke raportojnë se për vrasjen e 41-vjeçares është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij, me këtë të fundit që ka rrëfyer për policinë se si ka ndodhur ngjarja dhe si ai ka ndihmuar në transportimin e trupit në këtë zonë.

Po ashtu bëhet me dije se 41-vjeçarja shqiptare ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe priste foshnjën e partnerit që i mori jetën.

Ditët e mëparshme partneri i saj ka tentuar edhe të devijojë hetimet e autoriteteve duke thënë se gruaja ishte zhdukur duke marrë me vete një shumë të madhe parash.

Por pas hetimeve, policia zbuloi nga kamerat e sigurisë së zonës se partneri i të ndjerës ka dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk në duar.

Pas kësaj u kryen kontrolle në shtëpinë e çiftit ku u gjetën gjurmë gjaku, flokët dhe ADN-ja e gruas.

NGJARJE TË TJERA

spot_img