Zyrtarët e ATK-së dhe biznesmeni nga Prizreni, Feim Pulaj, të arrestuar gjatë aksionit të së martës nga Krimet Ekonomike, kanë dalë sot para Gjykatës, ku është mbajtur seanca dëgjimore, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali ekskluzivisht, 13 të ndaluarit janë liruar dhe ndaj tyre është refuzuar masa e paraburgimit dhe është caktuar një masë alternative.
Në dosjen e Prokurorisë thuhet se “zyrtarët tatimorë të dyshuarit F.P., pronar i tri bizneseve në Prizren, ia kanë njohur si të rregullta 23 fatura fiktive me vlerë prej 18 milionë eurove, kinse për ndërtimin e një hoteli i cili veç ka qenë i ndërtuar më parë, e të cilat fatura i kishte pranuar nga të pandehurit të B.B. dhe B.B. ( të cilë janë në kërkim) pronarë të një biznesi në Podujevë, e që dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale – dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin, dhe – shmangie nga tatimi, dhe si rezultat i këtyre veprimeve, zyrtarët e ATK-së i kanë njohur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së zbritshme në shumën 2.8 milionë euro për çka ekziston edhe një urdhër i Përmbaruesit Privat për rimbursim të detyruar nga buxheti i Kosovës, por se kjo procedurë është pezulluar në momentet e fundit për shkak të inicimit të rastit penal ndaj të pandehurve të lartcekur.”