spot_img

Sot nis grumbullimi i nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zveçanit dhe Zubin Potokut

spot_img

Salla e sporteve në Zubin Potok është përcaktuar si lokacion për peticionin që ka për synim mundësimin e votimit për shkarkimin e kryetarit të komunës. peticion ka edhe në Zvecan

Mbledhja e nënshkrimeve fillon sot, pasi komuna miratoi kërkesën e grupit iniciues për shfrytëzimin e kësaj hapësire publike.

Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sot të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Zveçanit, Ilir Peci.

Nënshkrimet ai ka treguar se do të fillojnë të mblidhen nesër nga ora 9 e mëngjesit.

Vuksanoviq ka pretenduar se kanë hasur në pengesa, por se përkundër kësaj kanë arritur të marrin dokumentacionin e nevojshëm.

Me gjithë dhënien e lejes, kryetari Izmir Zeqiri u shpreh skeptik për atë që mund të prodhojë kjo nismë.

“Nuk bëhet zgjidhja në komunat e veriut me shkarkimin e kryetarëve, sepse ne kemi edhe kuvendet që udhëhiqen kryesisht prej pakicave, kështu që kur të duan mund të shfaqin pakënaqësi, pakënaqësia është se po udhëhiqen nga pakica. E shoh më shumë si një iniciativë për të ngatërruar procesin sesa për ta zgjidhur problemin”, tha Zeqiri.

Ai ka dyshime edhe për ligjshmërinë e procesit, veçmas në fazën e radhës, në atë që e quajti “njëlloj referendumi pa ligj për referendumin”.

“Besoj se kjo iniciativë mund të vijë me atak kushtetues, ligjeve tona. Kështu që ne jemi të obliguar t’i zbatojmë ligjet. Çdo gjë që mund të shkelet, ligji ose Kushtetuta, natyrisht që mund të ketë ankesa nga ana jonë”, tha Zeqiri.

Zeqiri do të preferonte një marrëveshje politike, përfshirë dorëheqjet, me garancinë që procesi i ri zgjedhor të zhvillohet pa presion e ndikime.

“Nuk ka premisa se mund të ketë vullnet të shumicës, tash për tash, për të zhvilluar zgjedhje të lira, demokratike dhe fer. Jam skeptik se ka, mirëpo ne do ta zbatojmë ligjin”, tha Zeqiri.

Po ashtu të premten nga ora 9 do të fillojë edhe mbledhja e nënshkrimeve në Zveçan.

Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën.

NGJARJE TË TJERA

spot_img