spot_img

Liberalizimi e bënë të vetën: Shtohet numri i linjave me autobus drejt Europës

spot_img

Numri i udhëtarëve që shkojnë në zonën Schengen çdo ditë është në rritje. Për rreth gati një muaj nga liberalizimit i vizave, qytetarët përveç udhëtimeve me aeroplan dhe automjete, po zgjedhin edhe linjat me autobus për vizita turistike dhe punë.

Qytetarët shprehen se biletat me autobus janë më të lira dhe ka linja të mjaftueshme.
Po ashtu, nga agjencitë turistike është konfirmuar një gjë e tillë. Agjencitë me të cilat frekuentojnë udhëtarë drejt zonës Schengen, kanë treguar se për dy javë biletat e rezervuara nga udhëtarët kanë qenë kryesisht për qëllime turistike.

Zëdhënësja e stacionit të autobusëve në Prishtinë, Shqipe Durmishi, thotë se oraret e mëngjesit dhe mesditës janë më të mbushura me linja të autobusëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ajo në një intervistë për KosovaPress thotë se ka shënuar rritje numri i linjave ndërkombëtare me autobusë që pas hyrjes në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në fillim të muajit janar, por se ata nuk posedojnë numër të saktë të linjave dhe udhëtarëve që shkojnë drejt BE-së.

Agjencitë turistike thonë se qarkullimi i linjave dhe udhëtarëve është në rritje. Kushtrim Elshani nga një agjenci turistike në Prishtinë thotë për KosovaPress se 30 për qind e vizitave janë turistike dhe pa viza, dhe se ka linja dhe orare të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e të gjithë udhëtarëve.

Qytetari, Ismet Hasani, i cili po udhëtonte drejt Gjermanisë, thotë se ka zgjedhur të udhëtojë me autobus për shkak se biletat kushtojnë më lirë.

Edhe Adelina Mehani tregon se përdor autobusin si mjet udhëtimi për të shkuar drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu, Remzi Ahmeti, i cili po përshëndetej me djalin e tij i cili po udhëtonte drejt Gjermanisë, thotë se interesimi për të vizituar vendet e BE-së ka shënuar rritje dhe një gjë e tillë mund të shihet edhe në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Në mesin e qytetarëve që po niseshin drejt vendeve evropiane ishte edhe pensionisti Azem Ramadani. Ai tregon shkaqet që e kanë shtyrë të udhëtojë drejt Gjermanisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img