spot_img

Këto janë dy gratë që dyshohet se e rrëmbyen mërgimtarin me 87 mijë franga e qindra euro – kapen nga Policia

spot_img

Qe dy javë, mërgimtari nga Gjilani, Musah Hamiti është zhdukur dhe akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij. Hetimet për këtë rast kanë nisur dhe në bazë të provave të mbledhura deri më tani, dyshohet se bëhet fjalë për rrëmbim. Ditën që grupi kriminal dyshohet se e kidnapoi, viktima i kishte me vete rreth 87 mijë franga dhe qindra euro, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se dy gratë që kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast janë shtetaset e Shqipërisë, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari.

Ndaj tyre, Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë, e cila është aprovuar nga Gjykata Themelore në Gjialn dhe të njëjtat janë dërguar në paraburgim.

Si ndodhi rasti dhe çka dihet deri më tani?

Në dosjen e Prokurorit të Shtetit, të cilën e ka siguruar Sinjali thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat bashkë me persona të tjerë, akoma të paidentifikuar me qëllim të përfitimit kundërligjshëm pasuror, e kanë rrëmbyer tani të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

“… pasi që të pandehurat, e kuptojnë se i zhdukuri Musah, ka me vete shumën e të hollave në vlerë prej 86250 Franga zvicerane, dhe 391 €, i cili po me të njëjtën ditë është kthyer nga Hajvalia, pas që është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, ku kishte qenë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 25 ditëve, me të kthyer në Gjilan, me taxi të Kompanisë ‘’Golden Taxi’’ me datë 09.01.2024, takohet me të pandehurat e lartcekura, e pasi takimit me të njëjtat humb çdo gjurmë e tij, me ç’rast nga kjo ditë nuk dihet për fatin e tij.”

Markoviq dhe Silvana Dulellari dyshohen se në bashkëkryerje dhe bashkëveprim e kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Në kërkesën e Prokurorisë dorëzuar në gjykatë thuhet se pas vlerësimit të fakteve të paraqitura në kallëzimin penal “konsiderohet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat e kanë kryer veprën penale, e cila u vihet në ngarkesë.”

Dyshimin e bazuar se të njëjtat e kanë kryer veprën penale e cila u vihet në ngarkesë e arsyetojnë provat materiale të cilat i janë bashkangjitur kallëzimit penal, raporti hetimor, deklaratat e së paku shtatë dëshmitarëve dhe fotografi e dëshmi të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

NGJARJE TË TJERA

spot_img