Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në një njoftim të vonë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’.
Sipas tyre, në gjashtë nga tetë rastet e intervenimit, ata hasën në thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe konsumim i tepruar i alkoolit.