spot_img

Detaje të reja për bastisjen e OJQ-së ngjitur me stacionin e Policisë

spot_img

Është mbyllur Organizata Jo-qeveritare e cila funksiononte në ankesin e objektit të Stacionit Policor në Prishtinë.

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se janë liruar në procedurë të rregullt dy personat e arrestuar mbrëmë në Prishtinë.

Ndaj të njejtëve, është hapur rast penal për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së.

Bëhet e ditur se në aneksin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë po operonte një OJQ në mënyrë të kundërligjshme.

Po ashtu, me vendim të Inspektoratit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton lidhur me bastisjen e realizuar më 31.01.2024, se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin – aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë së bashku me prokurorin e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda- Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës- Drejtoria për Hetime Rajonale në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës e Inspektoratin Shëndetësor, është kryer bastisje në lokalin e lartcekur, me ç’ rast është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve.

Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së.

Gjithashtu, ju njoftojmë se nga bastisja e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të PK-së dhe Prokurorisë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img