Një person në Gjilan është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion.
“Viktima, mashkull kosovar është gjetur i vdekur në dhomën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ku me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.