Bekir Gërguri është emëruar në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në KEK.
Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Gërguri ka pranuar sot detyrat dhe autorizimet për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK-ut, gjatë një ceremonie të pranim-dorëzimit.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakovën në pozitën e zëvendëskryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zëvendëskryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre).
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. duke ju uruar suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja z. Gërguri dhe z. Budakova, ka falënderuar edhe z. Kabashi për angazhimin e tij të deritanishëm”, thuhet tutje në komunikatë të KEK-ut.