spot_img

Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Katarit

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i shtetit të Katarit për Republikën e Kosovës, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, të cilin e ka uruar për detyrën.

Në takim, Presidentja Osmani shprehu vlerësimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Katarit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën si dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim gjatë viteve.

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Al Dosari.

Osmani shprehu besimin për vazhdimin e mbështetjes nga Katari si në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare ashtu edhe në fuqizimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu, u diskutua edhe për një sërë çështjesh në fushën e bashkëpunimit bilateral, edicionin e sivjetmë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe çështje tjera me rëndësi të interesit të dyanshëm.

NGJARJE TË TJERA

spot_img