spot_img

“Kosova, vend premtues”, Katari i interesuar për investime

spot_img

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë priti në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t’i thelluar ato.

Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të Shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.

“Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit”, thuhet në njoftim.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe Fondi Sovran, duke qenë se Katari ka vetë një fond sovran.

Kryeministri informoi ambasadorin për ligjin e miratuar në Kuvend për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë, që përbën hapin e parë drejt ndërtimit të strukturës organizative të Fondit.

Në bisedë e sipër, u theksua dëshira për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Në këtë drejtim, kryeministri shprehu interesimin e Kosovës për të krijuar një partneritet në këto fusha, në të mirën e dy shteteve.

Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si “një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img