spot_img

Nga 6 shkurti, konsumatorët kanë të drejtë të shkëpusin kontratat me kabllorët që ndryshojnë kanalet

spot_img

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi ka folur për shkeljen e kushteve të kontratave nga operatorët kabllorë, pasi më 5 shkurt është miratuar Rregullorja e re që flet për shkëputjen e kontratave në rast se ndryshojnë kushtet e kontratës.

Rahimi ka thënë se konsumatorëve iu ka dhënë e drejta t’i shkëpusin kontratat me operatorët nëse ndryshojnë kushtet e kontratës nga kabllorët.

Ai ka thënë se është formuar një departament në ARKEP që do të merret me konsumatorë dhe me inspektime për të mbrojtur konsumatorët.

“Në fund të janarit jemi dakorduar për nenin 16, dhe kemi marrë konfirmimin e KPM-së. Neni ka të bejë për shkëputjen e kontratës në rast se ndryshojnë kushtet e kontratës. Ne kemi ardh në një përfundim se nëse konsumatori ka një kontratë me cilindo operatorë dhe ndryshohen kanalet, ai ka të drejtë ta shkëpusë. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi më 6 shkurt”, tha ai.

E për ankesat për ndryshim të kanaleve, foli kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti. Ai ka thënë se në fillim të këtij viti kanë pranuar 340 ankesa se janë ndryshuar kanalet.

Ai ka thënë se konsumatori duhet të njoftojë 30 ditë më herët nëse ndryshojnë pakon operatorët.

“Nuk e kanë njoftuar KPM-në se nga data 1 janar do të ketë lëvizje të kanaleve… Krejt në fund kemi parë se qytetarëve nuk u është ofruar katalogu i kanaleve. Bazuar në këto tri shkelje, me ç’rast kemi marrë një vendim që këta katër operatorë të shpërndarjes t’i gjobisin me 100 mijë euro”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se ka disa brenga lidhur me pavarësinë e Komisionit të Pavarur të Mediave.

Ai ka cituar Zyrën e BE-së që ka reaguar duke kërkuar të respektohet pavarësia e KPM-së.

“Po bëhet një diskutim që po i behet dëm konceptit të institucioneve të pavarura. Ata shprehin brengë serioze në raport me ndikimin tonë te një institucion i pavarur. Këtu është ajo vija e kuqe qe ne nuk guxojmë me prek”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka propozuar t’i dërgohet një letër Zyrës së BE-së dhe t’i kërkohet ku është prekur pavarësia e KPM-së./EO/

NGJARJE TË TJERA

spot_img