spot_img

“Braktisja e shtetit” – Pse ka largime nga FSK-ja?

spot_img

“Nuk është ideja që po ndahesh me institucionin, por [ndjenja] sikur po e braktis shtetin, po e lë keq”…

Kështu shprehet një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili vendosi ta ndërpriste angazhimin në këtë institucion, pas disa vitesh shërbim.

Thotë se arsyet që e shtynë ta linte punën e ushtarakut, janë disa, por dominon mungesa e meritokracisë në rastet e avancimeve, e pastaj ambicia personale për zhvillim e mirëqenie.

“Lidershipi senior [në FSK] vjen më shumë nga lufta dhe jo nga një edukim formal siç e kemi pasur ne. Stili i lidershipit në organizatë është pak më klanor dhe më tradicional, nuk është i bazuar në parimet moderne”, thotë ish-pjesëtari i FSK-së për Radion Evropa e Lirë.

Duke dashur të mbetet anonim, ai kujton se iu deshën rreth dy vjet për të marrë vendimin e largimit nga FSK-ja – “më të vështirin në jetë”.

“Më mungon ushtria. Mënyra se si lidhesh me njerëz në ushtri, është diçka e papërsëritshme. Është vështirë të shkëputesh nga ushtria… aty lidhesh edhe ideologjikisht”, thotë ai.

Sot tregon se bën një prej punëve më të kërkuara në treg, të cilën nuk ka mundur ta bëjë brenda institucionit të sigurisë, dhe se gjeneron të hyra dukshëm më të larta.

Dita e Forcës: FSK-ja hap dyert për qytetarët
FotogaleriDita e Forcës: FSK-ja hap dyert për qytetarët

Më shumë se 130 pjesëtarë të FSK-së u larguan gjatë vitit të kaluar

Dorëheqjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës shënuan shifra më të larta në dy vjetët e fundit, krahasuar me vitin 2021.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave që siguroi REL-i nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, u miratua largimi i 134 ushtarakëve.

Ata e lanë vullnetarisht Forcën dhe një pjesë e tyre e gjeti veten në institucione të tjera, përfshirë Policinë e Kosovës, thotë ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, shqetësuese është “edhe nëse një person largohet”.

Ligji për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës e parasheh ndërprerjen vullnetare të shërbimit.

Ministria e Mbrojtjes nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it se cila është strategjia për mbajtjen e personelit dhe si i adreson ajo ankesat e pjesëtarëve të FSK-së.

Por, ministri Maqedonci thotë se numri i dorëheqjeve nuk e rrezikon procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

“Është numër i madh [i largimeve nga FSK-ja], por duke pasur parasysh interesimin e qytetarëve tanë për t’iu bashkuar FSK-së, në aspektin operacional, nuk është që i shkakton dëm të pariparueshëm dalja e një pjese të njerëzve”, thotë Maqedonci.

Sipas tij, gjatë vitit të kaluar, FSK-ja ka pranuar 600 rekrutë të rinj.

“Për ne mbetet jetik interesimi i madh i qytetarëve për t’iu bashkëngjitur FSK-së”, thotë ai.

“I kemi edhe pesë vjet përpara për të përmbushur numrin e nevojshëm [për ushtrinë]”, shton ministri, duke iu referuar afatit për përmbushjen e planit të transformimit.

Ky proces i transformimit të FSK-së në ushtri nisi në vitin 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. Deri në fund të tij, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht. Po ashtu, pritet të ketë përgjegjësi shtesë në ruajtjen e sovranitetit e integritetit territorial, si dhe në ofrimin e mbështetjes ushtarake për autoritetet civile, mes tjerash.

Statistikat e Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë se gjatë tre vjetëve të fundit janë rekrutuar 1.836 ushtarë dhe kadetë të rinj në FSK.

Aktualisht, numri i pjesëtarëve është 4.141, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Shifra, sipas saj, gati se është dyfishuar gjatë kësaj periudhe.

“Individët që shërbejnë në FSK, duhet të ndihen të vlerësuar”

Ish-nënkoloneli i ushtrisë britanike, Ade Clewlow, i cili ka shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s, thotë për Radion Evropa e Lirë se largimet e ushtarakëve janë shqetësuese në rastet kur ata janë persona me pozita vendimmarrëse, ose që kanë aftësi të tilla që me largimin e tyre, i zvogëlojë aftësitë e FSK-së.

“Cilësia e oficerëve të rinj të rekrutuar në FSK është shumë e lartë dhe, në mënyrë të pashmangshme, ata do të kenë ambicie. Vendimet e marra në moshë të re [për t’iu bashkuar institucionit] shpesh ndryshojnë me kalimin e kohës, andaj është e pashmangshme që oficerët që janë trajnuar në akademi prestigjioze ushtarake, të lëvizin në një karrierë të dytë në një pikë”, thotë Clewlow, i cili është edhe autor i librit “Nën një qiell me pupla: Historia e pathënë e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarur”.

Ajo që sektori privat nuk mund të ofrojë, është stabiliteti që vjen me shërbimin ushtarak, shumëllojshmëria që qëndron në zemër të një karriere ushtarake dhe ndjenja për diçka jomateriale”.

Sipas tij, mbajtja e personelit të talentuar në organizata ushtarake, si FSK-ja, është një nga sfidat më të mëdha.

Këtu, ai përmend nevojën për kushte të mira të punës, në mënyrë që oficerët dhe ushtarët të duan t’i shërbejnë vendit të tyre.

“Pagesa duhet të jetë mjaft e mirë për të mundësuar një mënyrë jetese të arsyeshme për personelin, por është e pamundur të jetë e njëjtë me pagat e sektorit privat. Dhe njerëzit që duan të shërbejnë, e dinë këtë. Megjithatë, ajo që sektori privat nuk mund të ofrojë, është stabiliteti që vjen me shërbimin ushtarak, shumëllojshmëria që qëndron në zemër të një karriere ushtarake dhe ndjenja për diçka jomateriale, që ju po e bëni ndryshimin duke i shërbyer vendit tuaj”, thotë ish-oficeri britanik.

“Në Mbretërinë e Bashkuar ne i themi kontratë sociale në mes të shtetit dhe individit. Për ta shpjeguar: një ushtar apo oficer ka zgjedhur t’i shërbejë vendit të tij, andaj është i gatshëm të japë jetën për vendin e tij. Pra, në kthim, shteti duhet të kujdeset për ata njerëz, jo vetëm kur ata shërbejnë, por edhe më pas, si veteranë”, shton Clewlow.

Sa janë pagat në FSK?

Sipas Ligjit për pagat në sektorin publik – me vlerën e koeficientit që për vitin 2024 është 110 euro – një rekrut i FSK-së paguhet pak më shumë se 200 euro në muaj.

Rreth 600 euro është paga e ushtarit, ndërsa pagat për rreshterin e deri te majori sillen nga 700 deri në mbi 1.000 euro.

Prej 1.200 eurosh për nënkolonelin deri në rreth 1.600 euro për gjeneralmajorin janë pagat për pozitat më të larta në FSK.

Ndërkaq, paga mesatare në Kosovë është 521 euro.

FSK-ja ka një buxhet prej 153 milionë eurosh për këtë vit.

Sipas një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të bërë në tetor të vitit të kaluar, buxheti për FSK-në është dyfishuar në dy vjetët e fundit.

Numri i dorëheqjeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës kërkon vëmendje, thotë për Radion Evropa e Lirë Xhavit Gashi, gjeneral në pension i Kosovës.

Ai vlerëson se ka sfida në menaxhimin e personelit dhe, sipas tij, FSK-ja duhet të bëjë analiza të detajuara dhe “t’i adresojë në mënyrë proaktive çështjet e rekrutimit dhe të mbajtjes” së stafit.

“Nëse FSK-ja është në gjendje të ruajë një bilanc pozitiv midis rekrutimeve dhe largimeve dhe të adresojë çdo shqetësim specifik që mund të kontribuojë në largime, atëherë mund të argumentohet se situata nuk është aq shqetësuese sa mund të duket në shikim të parë”, thotë Gashi.

“Me 1.836 rekrutime të realizuara [në tre vjet], FSK-ja duket se ka një rrjedhë të fortë të personelit të ri që i kompenson largimet”, thotë ai.

Zhvillimi i programeve për të mbajtur dhe motivuar personelin ekzistues është i rëndësishëm në këtë kontekst, sipas Gashit.

“Për t’i adresuar sfidat e mbajtjes dhe motivimit të personelit në FSK, është esenciale të rishikohen – dhe nëse është e nevojshme – të përmirësohen programet ekzistuese dhe të zhvillohen iniciativa që u përgjigjen nevojave të ushtarakëve”, thotë ai.

Sipas tij, trajnimet profesionale, sistemet e vlerësimit, mbështetja për mirëqenien, mundësitë e avancimit, përfshirja në vendimmarrje dhe aktivitetet ndërtuese të ekipit “janë kyçe” për motivimin e personelit.

Profesionet e reja, me ndikim te ushtarakët

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Maqedonci, thotë se shumë vende të NATO-s dhe të tjera përballen me vështirësi në mbajtjen e personelit.

“Ky është trend global, për shkak të profesioneve të reja, për shkak të mundësive që të rinjtë kanë në fusha të tjera”, sipas tij.

Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i sigurojë statistikat e dorëheqjes së ushtarakëve, viteve të fundit, në vendet e rajonit.

Por, për shembull, Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut pranoi për REL-in se fenomeni ekziston, megjithëse tha se, “për shkak të ndjeshmërisë së çështjes”, nuk mund të ndajë informacione të detajuara për opinionin.

Clewlow thotë se largimi i personelit nga ushtria ka qenë gjithmonë problem.

…individët që shërbejnë në FSK, duhet të ndihen të vlerësuar”.

Duke e shpjeguar këtë, ai thotë se kur ekonomia është në rritje, personeli ushtarak beson se ka më shumë mundësi jashtë institucionit dhe e lë pas karrierën ushtarake.

Në këtë aspekt, ai përmend avancimin e industrisë së teknologjisë, si inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.

“Shpesh, shërbimi ushtarak ofron një terren shumë të mirë rekrutimi për kompanitë civile që dëshirojnë të rrisin fuqinë e tyre punëtore. Për t’iu kundërvënë kësaj, individët që shërbejnë në FSK, duhet të ndihen të vlerësuar”, thotë ai.

Edhe sipas Gashit, mbajtja e personelit ushtarak paraqet sfidë të vazhdueshme për shumë shtete.

“Profesionet e reja kanë ndikim”, thotë ai.

Sipas tij, personeli ushtarak fiton kualifikime, të cilat i bëjnë më atraktivë për t’u rekrutuar pastaj nga institucionet tjera. Këtu, ai përmend profesionet që lidhen me sigurinë kibernetike dhe të ngjashme, që edhe në Kosovë kanë pasur bum.

Përveç rasteve me ndërprerje vullnetare të punës, pjesë e FSK-së nuk janë edhe disa që u shkarkuan për shkak të shkeljeve disiplinore dhe të tjerë që hynë në kategorinë e nëpunësve civilë. Gjithashtu, rreth 60 të tjerë u larguan për shkak të pensionimit.

Të gjithë këta e çojnë në 221 numrin e largimeve nga FSK-ja gjatë vitit 2023.

Ish-pjesëtari i FSK-së, me të cilin bisedoi Radio Evropa e Lirë, thotë se është shumë e rëndësishme që institucioni të punojë në mbajtjen e personelit.

Sipas tij, me daljen e pjesëtarëve, për karrierën e të cilëve është investuar, “nuk humbin vetëm shpenzimet, por edhe një pjesë e memories institucionale”.

“Kemi marrë edukim tepër të mirë dhe disa aftësi që janë shumë të kërkuara në tregun privat… Nëse është nevoja, unë dhe shumë kolegë jemi të gatshëm të kthehemi në shërbim – normalisht nëse ka një situatë serioze”, thotë ai./REL

NGJARJE TË TJERA

spot_img