spot_img

Kreu i FFK-së, Agim Ademi viziton stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, vëzhgon punimet që po bëhen

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka vizituar sot stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ku nga afër ka përcjell punimet intensive që po bëhen.

Ademi ka qenë i shoqëruar nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin të cilin e ka përgëzuar për punën e madhe që po bëjnë në këtë stadium.

“Sot vizitova punimet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku po punohet intensivisht për ta përgatitur për  kategorizim nga UEFA dhe për ndeshje ndërkombëtare të klubeve tona.

Përgëzova kryetarin e komunës, Ramiz Lladrovci për përkushtimin e tij për sportin, e veçanarisht për futbollin me rregullimin e një stadiumi të tillë.

Uroj që ky impiant sportiv në korrik të këtij viti të jetë i gatshëm me të gjitha kriteret për t’i gostitur ndeshjet ndërkombëtare të klubeve dhe të ekipeve kombëtare të kategorive të reja.

Kësisoj, përveç stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jenë si alternativë për ndeshjet ndërkombëtare edhe stadiumet “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe “Rexhep Rexhepi” në Drenas”, ka shkruar Ademi në Facebook.

NGJARJE TË TJERA

spot_img