Krerët e opozitës parlamentare janë deklaruar, pas takimit me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi, ka thënë se komunikimi me aleatët strategjikë, është jo vetëm i mirëseardhur dhe i frytshëm, por edhe i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës.
“Nisur nga ky qëllim, sonte, në rezidencën e ambasadorit Hovenier zhvilluam një darkë pune me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bashkë shkëmbyem qëndrimet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe vizionin për një të ardhme më prosperuese për popullin dhe shtetin tonë”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-të, prandaj.
Sipas liderit të PDK-së, partneriteti Kosovës me SHBA-të është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ka kërkuar të ngritët niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai theksoi se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO.
Në këtë aspekt, shtoi se qeveria duhet të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të.
“Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”.
“Kërkova të ngritët niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, tha Abdixhiku.
Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara drejt anëtarësimit në NATO.
Sipas tij, vizita e Escobar-it vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin.
“Ishte kënaqësi të takohemi sonte me emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë. Kjo vizitë po vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe rajonin. Shfrytëzova rastin të falënderoj z. Escobar për angazhimin e tij përgjatë gjithë kohës në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me ShBA-të, njëkohësisht në angazhimin e tij në procesin e dialogut”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar që të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA.
“Kërkova të ngritet niveli i marrëdhënieve biletarale Kosovë-ShBA. Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleatin tonë strategjik dhe të përjetshëm, ShBA-të”, është shprehur Haradinaj.
Të enjten, Escobar do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti./Telegrafi/