spot_img

Bajrami: Mbi 1800 kontrata njëburimore janë nënshkruar gjatë Qeverisë Kurti – janë burim i korrupsionit

spot_img

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë Qeverisë Kurti 2, janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro, raporton Express.

Për këto të dhëna ajo i është referuar Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik. Sipas Bajramit, këto kontrata janë burim i korrupsionit.

“Sipas KRPP, gjatë këtij mandati qeverisës janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro. Buxheti i shtetit dëmtohet me kontrata njëburimore sepse nuk merret vlerë për para, projekti kushton më shumë dhe kualiteti ka mundësi të mos jetë më i miri. Për më tepër, kjo është ndërhyrje e shtetit në ekonominë e tregut dhe ndikon në dëmtimin e konkurrencës së drejtë e mbi të gjitha këto kontrata janë burim i korrupsionit”, ka deklaruar Bajrami në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet Propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ajo ka shpjeguar edhe se si realizohen këto kontrata.

“Ato janë raste kur autoritetet kontraktuese, organizatat buxhetore e thirrin një operator ekonomik dhe ulen e negociojnë për kushtet për kryerjen e një pune apo ofrimin e mallrave dhe shërbimeve për autoritetin kontraktues”, ka thënë deputetja e LDK’së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img