spot_img

Cila është Kosova e Fodas në vetëm dy ndeshje?

spot_img

Shkruan: Driton Latifi

Dy takime mund të jenë pak për të vlerësuar ekipin, sidomos, kombëtar, por cfarë u dallua te dardanët nën drejtimin gjerman.

Pozitive: ekipi duket i vendosur më mirë në fushë, qarkullimi më i lehtë i topit, vetëbesim më shumë te lojtarët, disiplinë e shtuar, rifituam Rrudhanin dhe Idrizi dëshmoi potencialin e pritur, lojtarët e Kampionatit të Kosovës janë konkurrent në disa pozita…

Negative: bëjmë gabime të lehta, kemi rënie të koncentrimit apo mungon disiplina taktike, zëvendësimet nuk ofruan zgjedhje të duhur, janë disa lojtarë që definitivisht duhet përshëndetur, nuk arrijme me materializu zotërimin e lojës, pozita e mesfushorit qendror defanziv nuk duket situatë e zgjedhur…

Nga dy takimet 45 minutëshi i parë me Hungarezët ishte më i miri, ku ani pse nuk shënuam kishim një vendosje të duhur, karakter në lojë, ishim kërkues dhe do të ishte një sinjal për të mbajtur atë nivel, pjesa e dytë shënoi rënie grafikoni në lojë me zëvendësimet, Hazrollajt është dashur dhënë rasti, përkundër grumbullimit të parë…

Me Armeninë, kontrolluam lojën, por një gol ishte shumë pak nga rastet e krijuara… dhe kjo është një situatë tjetër problemi krijojmë shumë e shënojmë pak, dhe kundërshtarit i lejojmë të shënojë nga situata gjysmake…

Ndeshjet e qershorit janë testet e radhës dhe të fundit para kualifikimeve të ardhshme, ekipi i Fodas duket se do të ketë mjaft punë, mbrojtja duhet rikonstruktuar, mesfusha kërkon koordinim dhe sulmi më shumë qetësi para portës, por një është e sigurt vendin e rezervuar nuk e kanë shumë lojtar, ndërsa dera duhet hapur edhe për të tjerë…

Fitorja me Armeninë dhe humbja me një ekip pjesëmarrës në Euro 2024, tregon vendin aktual, jemi më lartë se disa kombëtare, por edhe me larg nga një kualifikim, vetëm pas një kualifikimi në kampionat evropian apo botëror do të tejkalojmë sindromin e rritjes, që kombëtarja shqiptare e arriti pas Euro 2016.

NGJARJE TË TJERA

spot_img