spot_img

Përplasja mes dy grupeve mbrëmë në Prishtinë la një të vrarë dhe tre të plagosur- një në gjendje të rëndë

spot_img

Një person rreth moshës 30 vjeçare mbeti i vrarë mbrëmë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë. Sipas Prokurorisë të plagosur janë edhe tre persona. Gjendja e një gruaje që gjatë momentit kritik ishte duke kaluar përgjatë rrugës është më e rëndë. Ndërkaq, policia është vënë në kërkim të dy të dyshuarve, që po raportohet se janë vëllezër.

Gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale janë gjërat që janë sekuestruar mbrëmë në rrugën “Jeronim De Rada”, ku një person vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri, si dhe tre tjerë u plagosën, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për Express se sipas hetimeve preliminare bëhet fjalë për një person të vrarë dhe tre tjerë të plagosur. Sipas saj, gjendja e njërit nga personat e plagosur është e rëndë.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen me të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, tha ajo për Gazetën Express.

Tutje ajo tha se prokuroria është në koordinim me policinë dhe duke zhvilluar hetimet për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, tha tutje ajo për Express.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës thanë sot se deri te ky rast tragjik ka ardhur pas një konfrontimi në mes të dy grupeve.

Ndryshe nga Prokuroria, sipas të dhënave të policisë, bëhet fjalë për një person të vrarë dhe një të plagosur.

Ndërkaq, të dyshuar për rastin janë dy persona që aktualisht janë në arrati. Sipas raportimeve të mediave, ata janë vëllezër.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim.

Siç ka raportuar mbrëmë Express, gruaja e moshës 49-vjeçare që u plagos rëndë ka qenë kalimtare e rastit dhe nuk ndërlidhet me konfliktin që rezultoi me vrasje e plagosje. Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, sipas burimeve të Expressit. Ndërkaq viktima është Egzon Haziri i moshës rreth 30-vjeçare.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada”, mbrëmë pas orës 21:00. /Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img