Skuadra nga Ferizaji, Dinamo u mposht 1:2 dje ndaj Suharekës në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën e Parë të futbollit.
Pas përfundimit të ndeshjes, gjyqtari kryesor – Ardit Halilaj u sulmua nga persona të panjofshëm. Gjatë një interviste për Indeksonline, Halilaj rrëfen momentin kur u godit me t’u futur në zhveshtore.
“Kur ka përfundu ndeshja, t’u hi në zhveshtore del një person dhe më sulmon me boks në kokë. Kam pasur shumë dhimtë.
“Kam qenë te mjeku dhe pas asaj e kam paditur në polici”, u shpreh fillimisht gjqytari kosovar
Për shkak të këtij rasti, Ardit Halilaj është duke e menduar pensionimin e hershëm nga sporti i futbollit.
“Pas këtij rasti, jam duke e menduar largimin nga referimi”, u shpreh Halilaj.
Kujtojmë që pas fitores së djeshme të Suharekës, klubi nga Theranda mori kreun me 38 pikë – kurse Dinamo mbeti në pozitën e dytë me 37 pikë.