spot_img

Reagon Ballkani pas lajmit se Prokuroria po heton për kurdisje ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb

spot_img

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka reaguar pas lajmeve që janë shfaqur sot se prokuroria dhe Policia e Kosovës po e hetojnë ndeshjen Ballkani – Dinamo Zagreb e zhvilluar edicionin e kaluar në Fadil Vokrri në kuadër të Conference league.

Ndeshja u mbyll me rezultat 2:0 në favor të skuadrës kosovare dhe duket se për dike kjo ka qenë  epamundur.

Reagimi i plotë i FC Ballkanit:

“REAGIM!

Është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit të Fc Ballkanit nga disa lajme që sot po qarkullojnë nëpër media dhe rrjete sociale.

Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.

Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë.

Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë.

Ne jemi të hapur si gjithmonë për çdo kontribut ndihmese, e cila mund të jetë e nevojshme për organet kompetente, në mënyrë që gjithçka të zbardhet sa më parë.

FC BALLKANI”

NGJARJE TË TJERA

spot_img