Ferizaj e ka fituar në udhëtim derbin ndaj Vjosës, të vlefshëm për javën e 21-të në Grupin B të Ligës së Parë.
Ndeshja e zhvilluar sot në Shtime përfundoi me rezultatin 1:2.
Egzon Qerimi dhe Betim Haxhimusa realizuan golat e fitores për ferizajasit.
Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e shënoi Drin Ymeri.
Ferizaj pas kësaj fitore ka 48 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelën e Grupit B, tani me katër pikë më shumë se Prishtina e Re.
Vjosa është e treta me 43 pikë.