Llapi pësoi humbje sot në derbin ndaj Dritës.
Skuadra e Tahir Batatinës humbi primatin e Superligës së Kosovës, pasi u mposht minimalisht nga Drita me rezultat 0-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për media foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili paralajmëroi kundërshtarët se skuadra e tij nuk do të dorëzohet.
“Në derbi vendosin detajet. Të dy skuadrat luftuan për pikë, pasi të dyja kishin nevojë për pikë. Në pjesën e parë nuk ishim të vëmendshëm dhe pranuam gol. Në pjesën e dytë ne e bëmë maksimumin, bëra ndryshime në skenë, rrezikova. Kishim rastet tona me Selimin për të finalizuar, por ky është futbolli. Nuk është dashur të bëhej ky gabim. Deri në fund, gara për titull do të jetë e hapur”, tha ai.