spot_img

Drita mposht Llapit në Podujevë, Ballkani rikthehet lider pas fitores ndaj Lirisë – Feronikeli dhe Prishtina ndajnë pikët

spot_img

Drita ka shënuar fitore si mysafir ndaj Llapit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës.

Ok Derbi i javës solli një përballje interesante, ku nuk mungoi numri i madh i shikuesve.

Drita rrezikoi në fillim me Albin Prapashticën dhe Raddy Ovukan, ndërsa Llapi u kundërpërgjigj me Ilir Blakqorin.

Llapi ka mundur shumë lehtë të kalojë në epërsi, por fillimisht Muhamet Hyseni ndalet nga Faton Maloku, ndërsa nga top i kthyer në portën e zbrazët nuk shënon Hamdi Namani, që qëllon traversën.

Në minutën e 42-të, Drita shënoi golin e epërsisë, kur Mesa asistoi te Blend Baftiu që shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, Llapi me të gjitha forcat tentoi të barazonte rezultatin, ku në disa raste rrezikoi, por nuk ia arriti.

Elvir Gashijani gjuajti dy herë, por në të dyja rastet jashtë porte.

Llapi dhe Drita ndajnë tani pozitat dy dhe tre, me nga 54 pikë secila.

Ballkani është rikthyer si lider në Albi Mall Superligën e Kosovës, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Lirisë.

Kampioni në fuqi e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar shanse për gol, por që mbrojtja mysafire ishte në nivelin e lartë.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, derisa e dyta kishte pothuajse pasqyrën e asaj të parës, por që u shënua dy gola.

Ishte minuta e 68-të e takimit, kur Nazmi Griupshi realizoi për 1-0, për ta hapur më shumë sfidën.

Edvin Kuc e vulosi fitoren e Ballkanit, kur realizoi për 2-0 në minutën e 90+2-të.

Pas javës së 28-ë, Ballkani është rikthyer si lider me 56 pikë, dy më shumë se Llapi dhe Drita, ndërsa në xhiron e 29-të do të takohet me Feronikelin.

Feronikeli 74 dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e javës së 28-të të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre në pjesën e parë, që solli një përballje të barabartë.

Në pjesën e dytë, drenicasit ishin më të rrezikshëm, por nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.

Fiton Hajdari dhe Alban Shillova kishin raste të mira për Feronikelin 74 në këtë pjesën lojë.

Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Feronikeli ka 30 pikë dhe është në vendin e tetë.

Prishtina gjatë 28 ndeshjeve ka marr 16 barazime.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img