Në kazermën e FSK-së “Adem Jashari është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit ne vlerë 2.7 milionë euro të automjeteve Rheinmetall nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro.
“Është kënaqësi dhe nder i veqantë që sot të pranoj donacionin e radhës më vlerë2.7 milionë euro. Rol të rëndësishëm ka partneri ynë, andaj jemi shumë mirënjohës, në vazhdën e 3 milionë e 800 mijë euro. Falënderoj ambasadorin për kontributin dhe sigurisht ky bashkëpunim do vazhdojë tutje me qëllim për ti kontribuar paqes dhe sigurisë në vend e rajon”, ka thënë Maqdonci.
Ndërkaq ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde theksoi edhe një herë raportin mes dy shteteve Kosovë-Gjermani, duke theksuar bashkëpunimet milionëshe në fushën e sigurisë.
“Mendoj që dua ta theksoj raportin e shkëlqyer mes Gjermanisë dhe Kosovës. Jam shumë i kënaqur të jem sot këtu gjatë donacioneve në vlerë milionëshe. E falënderoj ministrin Maqedonci për pjesëmarrjen në këtë ceremoni”, ka thënë ambasadori Rohde.
Rhode së bashku me ministrin Maqedonci dorërzoi çelësat e 5 furgonëve ushtarak.
Që të dy bashkë panë nga brenda edhe një prej tyre.