Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, ku përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, kanë marrë pjesë në një tubim elektoral mbrëmë në Berlin. Ditë më parë ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Kurtit, si një nga folësit kryesor, por dje ‘posterët elektronikë” të VLEN në rrjetet sociale janë shfaqur pa Kurtin, pa u dhënë ndonjë shpjegim.
Sidoqoftë, mungesën e Kurtit atje e ka adresuar njëri nga partnerët e koalicionit opozitar Bilall Kasami.
Ai ka thënë se shkuarja e Albin Kurtit u pamundësua por jo edhe e Albulena Haxhiut. Kasami ka hedhur akuza në adresë të oponentëve duke aluduar se udhëtimi i Kurtit u anulua me një telefonatë nga “miqtë e tyre që gjenden në Beograd”.
“Edhe sot kur në Maqedoni duhet të ndodhë ndryshimi, ndodhi nje telefonatë e tillë, dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhin, manovrat më të mëdha që po i bën Serbia në kufi me Kosovën, ia pamundësuan Albinit të Vetëvendosjes që të jetë këtu por nuk ia pamundësuan Albulenës së Vetëvendosjes”, tha Kasami.