Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime pasi është therur me thikë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.