Ligji i ri i ndërmarr nga Gjermania për dy nënshtetësi ka gëzuar shumë edhe komunitetin e futbollit në Kosovë.
Agim Ademi ka thënë se është i lumtur që kjo pengesë ligjore tashmë u hoq nga shteti mik gjerman dhe sigurisht që të gjithë futbollistët kosovarë tashmë e kanë mundësinë ta mbajnë pasaportën gjermane, por edhe të kenë pasaportën e dytë të Republikës Kosovës.
Në të kaluarën futbollistët nga Kosova nuk kanë pasur drejt të mbajnë dy nënshtetësi dhe kjo në shumë masë i ka penguar ata.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Ligji i ri i shumëpritur për dy nënshtetësinë në Gjermani do të hyjë në fuqi më 27 qershor. Ky ligj ua mundëson futbollistëve nga Kosova që ta përfaqësojnë shtetin e tyre të prejardhjes – Republikën e Kosovës.
Jam i lumtur që kjo pengesë ligjore tashmë u hoq nga shteti mik gjerman dhe sigurisht që të gjithë futbollistët tanë tashmë e kanë mundësinë ta mbajnë pasaportën gjermane, por edhe të kenë pasaportën e dytë të Republikës Kosovës.
Falënderoj përfaqësuesin tonë dhe gjithë ata që kontribuan për Kombëtaren e Kosovës.