Në Pejë është arrestuar një i mitur, pasi dyshohet se i njëjti ishte martuar me të miturën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek prindërit e saj.
Ndërsa, i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ishte martuar me të miturën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe viktima me dëshirën e saj është kthyer te prindi i saj (babai). Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.