Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka arritur në stadiumin “Galatsi” ku u prit me brohorima dhe duartrokitje nga emigrantët.
Rama ndau pamje të stadiumit “Galatsi” vetëm pak minuta nga nisja e takimit në Athinë.
Stadiumi është i mbushur me mijëra shqiptarë të cilët po valëvisin flamurin kuq e zi.
“Jeni bota”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale, krahas videos së stadiumit.
Rama zgjodhi që turin me Diasporën shqiptare kudo në botë ta nisë me Athinën, atje ku jetojnë mijëra shqiptarë.
Kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda, ministrja Mirela Kumbaro dhe këngëtarët Noizy, Era Rusi dhe Ylli Baka.
Takimi nisi me Himnin shqiptar dhe u pasua nga performanca e Era Rusit dhe Noizyt.