spot_img

Osmani nuk e mbështet letrën që Gërvalla ia çoi KiE, Presidenca: U bë pa koordinim e konsultim

spot_img

Letra e Qeverisë së Kosovës me zotimin se po përgatit një draft-statut për themelimin e Asociacionit që iu dërgua Këshillit të Europës, nuk është konsultuar dhe dakorduar me presidenten Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka thënë që çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione.

“Presidentja Osmani përkrah vetëm qëndrime dhe veprime paraprakisht të konsultuara, të koordinuara dhe të dakorduara me institucionin e Presidencës si institucion kushtetues me kompetenca të qarta në fushën e politikës së jashtme dhe si gardian i funksionimit kushtetues të institucioneve. Kjo letër nuk është e tillë. Mund të jetë konsultuar e koordinuar me individë jashtë institucioneve që sot e kanë publikuar këtë letër, por jo me Presidencën. Çdo derivat i letrës së zotimeve të nënshkruar nga tri institucionet duhet paraprakisht po ashtu të koordinohet dhe miratohet nga po këto tri institucione”, thotë Presidenca e Kosovës për Express.

Po ashtu, Presidenca thotë se Osmani gjatë gjithë ditës po vazhdon konsultimet me aleatët rreth çështjes së anëtarësimit në Këshill të Europës, “ashtu siç ka bërë për një kohë të gjatë, me qëllim të zhbllokimit të këtij procesi”.

Rrjedhimisht, thotë Presidenca, Osmani do ta mbështesë çdo veprim në drejtim të realizimit të këtij synimi, në përputhje të plotë me interesat shtetërore dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Prandaj edhe po bën përpjekje që shtetet anëtare të binden që sa më parë që të jetë e mundur të thirret një seancë e jashtëzakonshme ku do të votohet pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img