spot_img

Të shtënat me armë zjarri në Prizren, ky është personi që mbeti i plagosur

spot_img

Pasi u raportua pak më parë për disa të shtëna me armë zjarri që u dëgjuan sonte në Nashec të Prizrenit, me ç’rast mbeti i plagosur një person.

Sinjali mëson se personi i cili mbeti i plagosur nga këto të shtëna, është Jeton Ahmetaj, rreth 37-vjeçar.

Sinjali merr vesh po ashtu se rasti u zbulua pasi viktima është dërguar në spital, prej ku është njoftuar Policia.

Ndërkohë Sinjali mësoi ekskluzivisht më herët se i dyshuari lidhur me këtë rast është Besnik Ukaj.

Ukaj dhe viktima e rastit, Ahmetaj, janë nga fshati Korishë dhe rasti dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje momentale.

Ukaj, i cili është arratisur me veturën e tij, është emër i njohur për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.

Ai është hetuar për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren, për çka Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht atë kohë.

Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.

NGJARJE TË TJERA

spot_img