Ballkani ka arritur të shënojë fitore si mysafir në derbin e sezonit ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-0,që ia siguron titullin e kampionit një xhiro para fundit.
Llapin vetëm fitorja e mbante në luftë për titull kampioni, ndërsa Ballkani edhe me barazim shpallej kampion.
Pas një pjesë të parë me raste, asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte.
Në pjesën e dytë, Llapi u lëshua i tëri në sulm për të gjetur golin e epërsisë, por duke lënë hapësira të mëdha prapa.
Ballkani arriti të shënojë një gol të bukur nga një kundër zbrijte, ku Bernard Karrica u fut bukur mes mbrojtësve të Llapit dhe i vetëm me Ilir Avdylin shënoi për 1-0.
Pas pesë minutash, Meriton Korenica ka mundur ta mbyll ndeshjen, por që goditja e tij shkoi mbi portë.
Llapi kishte mundësi të barazonte me Ahmed Januzin, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Ballkani duke e mposhtur rivalin direkt shpallet kampion i Kosovës për herë të tretë me radhë.
Ballkani tani ka 75 pikë, ndërsa Llapi me 68 pikë mbetet i dyti.