spot_img

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

spot_img

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi së bashku me ministrin e Jashtëm, Hossein Amir Abdollahian, humbën jetën të dielën pas rrëzimit të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Qeveria iraniane e cila ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit, ministrit të Jashtëm dhe shtatë personave të tjerë që ndodheshin në helikopter.

Transmetuesit shtetërorë iranianë po transmetojnë lutje islame ndërmjet transmetimeve të tyre të lajmeve pas njoftimit të rrëzimit vdekjeprurës.

Qeveria e Iranit mblodhi një “mbledhje urgjente” të hënën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane IRNA, e cila tregoi një foto të karriges ku zakonisht ulet Raisi, e cila ishte bosh dhe mbuluar me një shirit të zi në kujtim të presidentit.

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Ebrahim Raisi, 63 vjeç, i cili u bë president i Iranit në vitin 2021, urdhëroi një shtrëngim të ligjeve të moralit dhe mbikëqyri një goditje të përgjakshme të protestave antiqeveritare, shkruan Reuters.

Ai gjithashtu shtyu fort bisedimet bërthamore me fuqitë botërore, transmeton Telegrafi.

Një vit pas zgjedhjes së tij, ai urdhëroi zbatimin më të ashpër të “ligjit të hixhabit dhe dëlirësisë” të Iranit që kufizonte veshjen dhe sjelljen e grave.

Raisi kishte mbështetjen e plotë për qëndrimin bërthamor dhe goditjen e sigurisë nga mbrojtësi i tij, udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Brenda disa javësh, një grua e re kurde iraniane, Mahsa Amini, vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia e moralit për gjoja shkelje të këtij ligji.

Muajt që rezultuan të protestave mbarëkombëtare paraqitën një nga sfidat më të rënda për sundimtarët klerikë të Iranit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Qindra njerëz u vranë, sipas grupeve të të drejtave, duke përfshirë dhjetëra personel sigurie që ishin pjesë e një goditjeje të ashpër ndaj demonstruesve.

“Aktet e kaosit janë të papranueshme,” pati këmbëngulur presidenti.

Tre viktima tjera identifikohen nga rrëzimi i helikopterit iranian

Emrat e atyre që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit janë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.

Por agjencia iraniane e lajmeve IRNA ka njoftuar se në bord gjendeshin edhe Ayatollah Mohammad Ali Al-e Hashem, imami i xhamisë së qytetit Tabriz, gjenerali Malek Rahmati si dhe guvernatori i provincës iraniane në lindje të Azerbajxhanit.

Komandanti i njësisë mbrojtëse të presidentit iranian Sardar Seyed Mehdi Mousavi, gjithashtu ka humbur jetën, derisa numri i truprojave që gjendeshin në helikopter nuk është konfirmuar akoma.

Ndryshe helikopterit në të cilin gjendej presidenti iranian ishte nisur dje për një rrugëtim drejt lindjes në Azerbajxhan, ku presidenti Raisi do të përuronte një digë së bashku me homologun e këtij vendi.

Fillimisht u raportua për një “ulje emergjente”, por më pas doli se helikopteri ishte rrëzuar dhe se kishte të vdekur.

Trupat e pajetë të presidentit iranian dhe tetë personave të tjerë janë transportuar në Tabrizit

Trupat e personave që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit, brenda të cilit gjendej presidenti iranian janë transportuar për në qytetin e Tabrizit.

Këtë e ka bërë të ditur Gjysma Hëna e Kuqe e Iranit, transmeton Telegrafi.

Nga rrëzimi i helikopterit ka humbur jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian si dhe disa anëtarë tjerë të kabinetit.

Operacioni i kërkimit ka përfunduar ndërsa këtë e ka konfirmuar Pir-Hossein Kolivand.

Helikopteri u rrëzua derisa po udhëtonte në lindje të Azerbajxhanit, përkatësisht drejt Tabrizit.

Qeveria iraniane shpreh ngushëllime për vdekjen e presidentit Raisi

Qeveria iraniane ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm, Hossein Amit-Abdollahian dhe të shtatë personave të tjerë që ishin në helikopterin që u rrëzua në provincën e Azerbajxhanit lindor.

Në një deklaratë të hënën, kabineti i presidentit lavdëroi Raisin si një president “punëtor dhe të palodhur” që i shërbeu popullit të Iranit për të ndihmuar në përparimin dhe zhvillimin e vendit, shkruan CNN.

“Ai i qëndroi premtimit të tij dhe sakrifikoi jetën e tij për kombin,” thuhej në deklaratë.

Kabineti gjithashtu ritheksoi se nuk do të ketë “shqetësimin të vogël” në administrimin e Iranit pas rrëzimit vdekjeprurës.

Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63 vjeçar, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Siç shkruan CNN, mediat shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën.

Reuters gjithashtu raportoi vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

NGJARJE TË TJERA

spot_img