spot_img

Osmani takon Szunyogun, thekson nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe me disa ambasadorë tjerë të shteteve evropiane.

Siç ka njoftuar presidenca, në takim Osmani ka diskutuar për nevojën e heqjes së masave së BE-së ndaj Kosovës.

E para e vendit ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë plotësisht në linjë me politikat e BE-së në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova vazhdon të jetë plotësisht e linjëzuar me politikat e BE-së në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme, përfshirë miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë si dhe shteteve apo grupeve të tjera të cilat rrezikojnë sigurinë dhe paqen globale. Tutje, Presidentja Osmani diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet. Në takim ambasadorët prezent e njoftuan Presidenten edhe për përgatitjet që po bëhen për Samitin e Paqes për Ukrainën që do të mbahet në Zvicër”, ka njoftuar presidenca.

NGJARJE TË TJERA

spot_img