Një person në Podujevë është arrestuar, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike është dërguar në mbajtje.
Derisa, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas trajtimit mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.