Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se është hapur thirrja publike për subvencionin e qytetarëve për instalimin e “sistemit diellor” për ngrohjen e ujit.
Subvencionimi i familjeve do të bëhet deri në 1 mijë euro, ndërkaq afati është deri më 31 gusht 2024.
“Deri në 1,000 euro do i ndajmë për familje për të ju subvencionuar ‘sistemet diellore’ për ngrohjen e ujit.
Uji e ngrohja e ujit janë të domosdoshme për secilën shtëpi e si të tilla shpenzuese të mëdha të energjisë. Prandaj, për t’i ndihmuar familjet t’i ulin këto fatura, kemi hapur thirrjen e re për subvencion.
Ju ftoj të aplikoni, afati është deri më 31 gusht 2024”, shkruan ajo.
Aplikimi do të bëhet përmes E-Kosova.
Të dhëna të detajuar lidhur me këtë mund t’i gjeni këtu.