Ballkani e ka zyrtarizuar para pak minutash largimin e dyshes, Edvin Kuç dhe Armend Thaqi.
Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës e bëri një gjë të tillë përmes një postimi.
Klubi Portokall e Zi e falënderoi dyshen për kontributin dhe për sukseset e përbashkëta duke iu uruar suksese në karrierë.
Kuç do ta vazhdojë karrierën në Azerbajxhan, kurse Thaqi në Rumani.