spot_img

“Krenar që jam kapiten”, Amir Rrahmani: Kisha dyshime mes Shqipërisë dhe Kosovës

spot_img

Amir Rrahmani është një liderit e padiskutueshëm te Napoli. Mbrojtësi shqiptar mban veshur fanelën e napolitanëve prej vitit 2020, ku i aka dalë të fitojë edhe një titull kampion.

Kapiteni i Kosovës i është rikthyer edhe një herë çështjes për largimin nga Shqipëria dhe zgjedhjen e Kosovës. Mbrojtësi ka deklaruar se në atë periudhë kishte shumë dyshime mes kombëtars shqiptare apo përfaqësueses së Kosovës, ndërsa nënvizon se të jesh kapiten i “Dardanëve” është një përgjegjësi e madhe.

Ndër të tjera nënvizoi se pavarësisht se Kosova është një vend i vogël ka lojtarë me shumë kualitet. Rrahmani thekson se gjithmonë kërkon të argëtohet duke luajtur futboll dhe se ky ka qenë qëllimi i tij që kur ishte 8 vjeç, periudhë kur nisi të luante futboll.

“Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe krenari të jem kapiten i Kosovës. Jemi një vend i vogël me më pak se dy milionë banorë, por kemi shumë lojtarë me kualitet.

Zgjedhja mes Shqipërisë dhe Kosovës? Në atë periudhë kisha shumë dyshime, nuk e dija se si do të organizohej Federata e Kosovës. Kam nisur të luaj futboll në moshën tetëvjeçare dhe e kam bërë gjithnjë për t’u argëtuar. Jam më mësuar në këtë formë duke u argëtuar me miqtë e mi dhe nuk e kam mësuar futbollin duke ndjekur leksionet në një shkollë futbolli.

Napoli? Jetoja disi larg qytetit, më pëlqente sepse ishte qetësi. Kisha një vilë dhe një pishinë. Por, nga qershori i kaluar u transferova në qendrën e Napolit dhe tani jetoj në një apartament. Këtu kam më shumë mundësi të vizitoj qytetin dhe të ndjej më shumë atmosferën. Një pasion tjetër veç futbollit ka qenë moda, por tashmë ajo është bërë diçka shumë e zakonshme dhe nuk më intereson më”, ka deklaruar mbrojtësi shqiptar për sajtin zyrtar të Napolit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img