spot_img

Nuhi Bytyçi: S’dua që gjykata e ZPS-ja ta përdorin librin tim si dëshmi për t’i akuzuar luftëtarët e lirisë

spot_img

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Nuhi Bytyçi ka thënë se nuk dëshiron që Specialja e sidomos Zyra e Prokurorit të Specializuar ta konsiderojë librin e tij si dëshmi për t’i akuzuar ish-krerët e UÇK-së.

“Nuk dua që kjo Gjykatë e sidomos Prokuroria, këtë libër timin ta konsiderojë si një dëshmi për të akuzuar luftëtarët e lirisë”, ka thënë dëshmitari derisa po pyetej nga prokurori Matt Halling për librin e tij “Libri i Luftës”.

Dëshmitari ka thënë se gjatë kohës së luftës gjithmonë ka funksionuar e punuar si gazetar i pavarur dhe vullnetar dhe se këtë gjë sipas tij e kishte bërë për arsye që shumë kohë të gjatë edhe para luftës, Kosova ishte në terr informativ.

I pyetur se si ka pasur mundësi që të mbajë shënime të gjitha ato data të cilat përmenden në libër, dëshmitari ka thënë se e ka pasur të vështirë një gjë të tillë pasi ka qenë gazetar vullnetar dhe jo i akredituar zyrtarisht.

“Fillimisht, të them të drejtën në ato rrethana të luftës, si gazetar vullnetar ashtu si ka qenë edhe Ushtria e Kosovës- ushtri vullnetare e mbështetur nga tërë populli shqiptar, kam pasur shumë vështirësi në punën time. Fillimisht, nuk kam pasur akreditim zyrtar nga Serbia për shkak se edhe unë personalisht nuk e kam njohur shtetin e Serbisë se ka qenë shtet okupues”, ka deklaruar dëshmitari.

Bytyçi gjithashtu ka thënë se edhe në vitin 2019 përkatësisht në vitin kur ai kishte botuar librin, kishte deklaruar se datat apo emrat mund të mos jenë të saktë aty. Kjo ngase sipas tij, nuk ka mundur të mbajë ndonjë ditar të përpiktë ashtu siç mund të mbajnë gazetarët në rrethana normale.

“Kam punuar në rrethana të jashtëzakonshme nëpër punkte policore dhe nuk kam pasur mundësi në asnjë mënyrë të mbaj ditar në mënyrë të rregullt, të shënoj datat, të shënoj emrat me të cilët kam kontaktuar, me të cilët kam intervistuar. Kështu, edhe në deklaratën time më 30-31 korrik 2019 kam deklaru se disa data dhe disa emra që janë në libër mund të mos jenë të saktë se mund të mungojë ndonjë emër… për arsyeje se nuk kam mundur të mbaj ditar të përpiktë ashtu siç mund të mbajnë gazetarët në rrethana normale”, ka deklaruar dëshmitari, raporton Betimi për Drejtësi.

Bytyçi gjithashtu ka shtuar se nuk ka ndodhur asnjëherë të punojë me direktiva të dikujt tjetër.

“Nuk ka ndodhur që të punoj sipas diktatit të dikujt. Edhe në kohën kur kam punuar si gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës kam qenë kundër cezurës dhe në asnjë mënyrë nuk kam lejuar as pas luftës as gjatë luftës që dikush të diktojë në punën time”, ka deklaruar ai.

Ish-gazetari i RTP-së ka thënë se librin e tij para botimit nuk e ka pasur askush tjetër përveç profesionistëve, të cilët janë angazhuar në redaktimin e tij.

“Para botimit, librin tim e kanë parë vetëm redaktorët dhe recensenti i librit. Kuptohet edhe lektorja e librit, kurse as nga Shtabi i Përgjithshëm dhe asnjë qytetar tjetër i Republikës së Kosovës të përgatitur për botim nuk e kanë pas”,ka deklaruar ai.

Ndërsa, pas botimit, ai ka thënë se një kopje të libri ia ka dhënë ish-Presidentit Thaçi dhe Fatmir Limajt.

“Pas botimit, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ia kam dhuru librin, tjerëve s’e di. Zotëri Krasniqit nuk e di a ia kam dhënë a jo, e di që zotëri Selimit dhe zotëri Veselit nuk ia kam dhuru. Po edhe Fatmir Limajt e pati kërku, ia kam dhuru në zyrën e tij sa ka qenë zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës”, ka theksuar dëshmitari, duke shtuar se nuk ka marrë komente nga ata.

Ndërsa, Halling i ka thënë dëshmitarit se më herët në dëshminë e tij kishte thënë që asnjë kopje të librit nuk ia kishte dhënë asnjërit prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se tashmë një gjë të tillë po e dëshmon ndryshe.

Megjithatë, dëshmitari ka deklaruar se asnjë kopje të librit nuk e ka dorëzuar para botimit.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë për liri.

NGJARJE TË TJERA

spot_img