Kreu i Partisë së Lirisënë një deklaratë për mediat, pasi qëndroi për tre orë në SPAK deklaroi se u thirr në cilësinë e denoncuesit të “betimit të gjykatësve te Lana” dhe si denoncues dhe bllokues i planeve për ndarjen e Kosovës.
“Unë jam thirrur në cilësinë e denoncuesit kryesor në këtë vend të “Ramaformës”, që ishte shkatërrimi i Reformës në Drejtësi që u bë m 140 vota. Që u imponua nga Ilir Meta.
Mbasi u firmos me 140 vazhduan lojën. Zgjodhën Artan Markun me 69 vota, e cila bërë emërimet sipas qejfit të saj. Ndaj jemi sot vendi me korrupsionit me të lartë.
SPAK është një instrument që kontrollohet totalisht nga Edi Rama dhe në mënyrë më të strukturuar nga Engjel Agaci.
E dyta, unë jam thirrur si denoncues i betimit të gjykatësve të Lana, ndaj kemi atë Gjykatë Kushtetuese, e cila edhe për rritje e rrogave i drejtohet direkt qeverisë.
Kemi Kushtetuese që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë.
Jam thirru si denoncues dhe bllokues i planeve për ndarjen e Kosovës. I mosdekretimit të ministrit që donte Edi Rama, me dorën të hidhte hapa që mund të sillnin pasoja të rënda në Ballkan”, tha Meta.
I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjet e pasurisë, Meta theksoi se ka qenë përherë transparent me pasurinë e tij.
“Unë kam qenë përherë transparent këto 30 e ca vite para shqiptarëve dhe kështu do të jem edhe në 30 vitet e ardhshme. Jam thirrur si denoncues i Ramaformës, siç është katandisur tani ajo”, u shpreh Meta.
I pyetur në lidhje me raportet me Monika Kryemadhin dhe shkakun se përse ajo shkoi dje në SPAK, Meta tha se ka qenë bashkëshortja ajo që merrej me çështjet e pronave.
“Unë nuk jam marrë ndonjëherë me çështjet e pronave. U bel shtëpia aty apo u arredua ajo këtu apo atje, këto nuk kanë qenë çështjet e mia, port ë bashkëshortes”, tha Meta duke theksuar se në fakt, duhet hetuar “Ramaforma, që arreston dhëndrin e Berishës në aeroport duke bërë show, pa e thirrur asnjëherë”.