Gjermania e ka nisur në mënyrë fantastike Kampionatin Evropian, pasi ka shënuar fitore të thellë ndaj Skocisë me rezulat 5:1.
Në ndeshjen e parë të këtij kampionati gjermanët ishin të pandalshëm gjatë gjithë takimit.
Golat për Gjermaninë u shënuan nga Wirtz, Musiala, Havertz, Fullkrug dhe Emre Can, ndërsa Rudiger shënoi autogol, shkruan Albanian News
Gjermania tani është lider në grupin A me tre pikë, kurse Skocia e fundit me zero pikë.